RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia kritikon kryediplomatin iz’raelit për deklaratat ndaj presidentit Erdoğan

turqia-kritikon-kryediplomatin-iz’raelit-per-deklaratat-ndaj-presidentit-erdogan

Turqia kritikoi ashpër ministrin e Jashtëm izraelit, Israel Katz, duke e akuzuar atë për deklarata të mbushura me “mosrespekt, gënjeshtra dhe shpifje” për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi qeverinë izraelite për politikat e saj “në përpjekje për të zgjatur kohën e saj në pushtet”, duke thënë se Izraeli po krijon dhunën dhe paqëndrueshmërinë në rajon.

MPJ-ja turke tha se qeveria izraelite duhet të ndalojë menjëherë mizoritë në Gaza dhe të dakordohet për një armëpushim të përhershëm, duke përsëritur angazhimin e Turqisë për të mbrojtur të drejtat palestineze.

Këto kritika të MPJ-së turke erdhën pas një postimi në mediat sociale nga ministri izraelit Katz që shënjestronte presidentin Erdoğan për qëndrimin e tij kundër bashkëpunimit të NATO-s me Izraelin.

Izraeli ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor. Fushata ushtarake e ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës me 2,3 milionë njerëz në gërmadha, duke lënë shumicën e civilëve të pastrehë dhe në rrezik nga uria.

Izraeli akuzohet gjithashtu për kryerje gjenocidi në enklavën e rrethuar palestineze dhe rasti gjyqësor është duke vazhduar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Related posts

​Osmani në Forumi Alpbach flet për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

admin6

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 312 e lu’ftës

admin6

Tre vite pas shpërthimit katastrofik të Bejrutit, ende asnjë përgjegjës

rezart morina