RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

turqia-mirepret-ekstradimin-e-militantit-kurd-nga-suedia

Turqia ka mirëpritur ekstradimin nga Suedia të një militanti të dënuar kurd, por ka sinjalizuar se pret më shumë veprime para se Ankaraja të miratojë aplikimin e Stokholmit për t’iu bashkuar NATO-s.

Ankaraja ka kërkuar që Suedia dhe Finlanda të kenë qëndrim më të ashpër ndaj grupeve kurde që Turqia i konsideron “terroriste”, në këmbim të mbështetjes së këtyre dy shteteve për anëtarësim në NATO.

“Kthimi i terroristit të PKK-së [Partia e Punëtorëve të Kurdistanit] është fillimi i shfaqjes së sinqeritetit [të Suedisë]”, tha për televizionin shtetëror turk, TRT, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

“Shpresojmë që do të ketë ekstradime të tjera”, shtoi ministri turk.

Suedia të premten ekstradoi Mahmut Tat, i cili kërkohej nga Ankaraja për shkak se është pjesë e PPK-së, grup që është i listuar si terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.

Tat, që është dënuar me mbi gjashtë vjet burgim nga një gjykatë turke, u largua për në Suedi më 2015, por i ishte refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet suedeze.

Ai u arrestua nga policia turke pasi arriti në aeroportin e Stambollit dhe u dërgua në burg. /euronews

Related posts

Përparim Rama dhe Myftiu Tërnava inspektojnë punimet në Xhaminë Qendrore

admin

Konjufca vendos për dy orë pauzë pas rrahjes në Kuvend

rezart morina

Gjykata franceze pro Macron, miraton reformën në pensione

rezart morina