RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Nuk ka anëtarësim të Suedisë në NATO pa i dorëzuar terroristët kurdë

turqia:-nuk-ka-anetaresim-te-suedise-ne-nato-pa-i-dorezuar-terroristet-kurde

Turqia po kërkon që shteti suedez të fillojë ekstradimin ose dëbimin e ‘terroristëve’ kurdë përpara samitit të NATO-s, i cili pritet të mbahet në muajin korrik në Vilnius.

Edhe pse Suedia ka hequr dorë nga ndalimi i shitjes së armëve për Turqinë dhe ka ndryshuar ligjet e saj kundër terrorizmit, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se kjo nuk do të mjaftojë, shkruan Bloomberg.

Turqia po kërkon ekstradimin e më shumë se 130 personave, kryesisht separatistë kurdë.

Në mesin e tyre ka përkrahës të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë si organizatë terroriste, por edhe mbështetës të Forcave Vetëmbrojtëse kurdo-siriane (IPG) dhe ndjekës të imamit turk, Fethullah Gulen, i cili dyshohet se organizoi grusht shtetin në vitin 2016 dhe tani jeton në Pensilvani, SHBA. /abc

Related posts

Zyra e medias e Gazës shënon 200 ditët e gjenocidit

RTI

Pakistan, vriten 7 arsimtarë në një shkollë të mesme

admin

Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

admin