RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia reagon ndaj mesazheve të ministrit të Jashtëm izraelit

turqia-reagon-ndaj-mesazheve-te-ministrit-te-jashtem-izraelit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Öncü Keçeli ka reaguar ndaj postimit në rrjetet sociale të ministrit të Jashtëm izraelit, Yisrael Katz, transmeton Anadolu.

Keçeli ka shpërndarë një postim duke reaguar ndaj ministrit Katz në llogarinë e tij në rrjetet sociale X.

“Për postimin në rrjetet sociale të ministrit të Jashtëm izraelit: Nuk mund të arrini paqen duke vrarë negociatorët dhe duke kërcënuar diplomatët”, tha Keçeli.

Katz, në llogarinë e tij në rrjetet sociale duke synuar diplomatët, tha se flamuri turk në Ambasadën e Turqisë në Tel Avivit është ulur në gjysëmshtizë, pasi Turqia shpalli një ditë zie për kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në Iran.

Related posts

Fidan: Pozicioni i Turqisë për sovranitetin e Ukrainës mbetet ‘parimor dhe i vendosur’ si çdoherë

admin

“The Guardian”: Kosova akuzohet për nxitje tensionesh

rezart morina

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj

admin