RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia reagon ndaj sulmit të grupeve radikale armene në SHBA

turqia-reagon-ndaj-sulmit-te-grupeve-radikale-armene-ne-shba

Ministra e Jashtme e Turqisë ka reaguar ndaj sulmit të grupeve radikale armene kundër pjesëmarrësve në konferencën me temë “Diplomacia Publike e Turqisë” e cila u mbajt në SHBA, transmeton Anadolu.

Ministra bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sulmin e grupeve radikale armene në konferencën e mbajtur në Universitetin e Kalifornisë Jugore me temën “Diplomacia Publike e Turqisë”.

Në deklaratë vihet në dukje se në konferencën me temë “Diplomacia Publike e Turqisë” që u zhvillua më 29 shtator nën organizimin e Institutit Yunus Emre (YEE) dhe Shkollës së Gazetarisë USC Annenberg në Universitetin e Kalifornisë Jugore, zyrtarët pjesëmarrës u vendosën në objektiv nga grupet radikale armene dhe se ata janë përballur me ngacmime fizike dhe verbale.

“Njësia e sigurisë diplomatike e SHBA-së dhe njësia policore e Los Angelesit (LAPD) ka penguar përshkallëzimin e incidentit në kampusin universitar duke marrë masat e nevojshme të sigurisë”, thuhet në deklaratë.

“Është shqetësues fakti se gjuha e urrejtjes së grupeve radikale të diasporës të cilat vendosin në objektiv vendin tonë dhe Azerbajxhanin si dhe kohët e fundit qeverinë e Armenisë dhe paqen në rajon, janë kthyer në veprime të dhunës. Nga ana jonë do të niset procesi i nevojshëm ligjor ndaj atyre të cilët kanë kryer sulm fizik ndaj delegacionit tonë”, theksohet më tej.

“Deklaratat duke shtrembëruar me motive të ngushta politike dhe lokale ngjarjet historike dhe për të kënaqur grupet pro-ekstremiste, kanë treguar edhe njëherë në mënyrë të qartë se ato inkurajojnë radikalizmin, retorikën e urrejtjes dhe dhunën”, thuhet në deklaratë.

Grupet radikale armene në qytetin Los Angeles të SHBA-së, sulmuan fizikisht dhe verbalisht pjesëmarrësit në konferencën me temë “Diplomacia Publike e Turqisë” e mbajtur më 29 shtator nën sponsorizimin e përbashkët nga Instituti Yunus Emre (YEE) dhe Shkolla e Gazetarisë USC Annenberg. Një grup prej 11 studentësh filluan protestën kur ambasadori i Turqisë në Washington, Hasan Murat Mercan doli në foltore për të mbajtur fjalim.

Grupi që u nxor jashtë nga salla nga ana e policisë dhe gjatë konferencës u përpoq të ndikojë rrjedhën e zakonshme të programit duke bërë zhurmë jashtë. Pas përfundimit të konferencës, pjesëmarrësit e programit u sulmuan fizikisht dhe verbalisht nga grupet radikale armene jashtë.

Related posts

Kryebashkiaku i Nagasakit mbron vendimin për të mos ftuar Iz’raelin në memorialin e bo’mbës atomike

rezart morina

Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshjen IPA-2022 në vlerë mbi 62 milionë euro

admin

Pheniani: Stërvitjet mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios janë versioni aziatik i NATO-s

rezart morina