RTV AHIRETI
EkonomiLajmeRajon dhe Botë

Turqia renditet e para në Evropë me 68.5 miliardë dollarë të ardhura bujqësore në vitin 2023

turqia-renditet-e-para-ne-evrope-me-68.5-miliarde-dollare-te-ardhura-bujqesore-ne-vitin-2023

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, İbrahim Yumaklı, ka bërë të ditur se Turqia është renditur e para në Evropë në vitin 2023 për sa i përket të ardhurave bujqësore, përkatësisht me 68.5 miliardë dollarë të ardhura, raporton Anadolu.

Duke cituar të dhënat nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO) dhe Banka Botërore, Yumaklı tha se vitin e kaluar Turqia doli në krye në Evropë dhe u rendit ndër dhjetë më të mirat në mbarë botën për sa i përket të ardhurave bujqësore.

Yumaklı njoftoi se të ardhurat bujqësore të Turqisë në vitin 2023 gjithashtu u rritën për 16 për qind në baza vjetore.

“Unë i përgëzoj sinqerisht të gjithë aktorët e sektorit tonë që kontribuan në këtë sukses”, shtoi ai.

Related posts

Shefi i EULEX-it: I tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës

admin

Tensionet në veri, Clinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar

rezart morina

Të paktën 447 civilë të vrarë në Jemen në vitin 2022

admin