Roja Bregdetare Turke njoftoi se ka shpëtuar 55 emigrantë të parregullt në Detin Egje, raporton Anadolu.
Njësitë e rojës bregdetare shpëtuan emigrantë të parregullt nga një gomone në qarkun Dikili të provincës Izmir.
Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për emigrantët e parregullt që duan të kalojnë në Evropë për një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.
Vendi, i cili tashmë strehon katër milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë, po merr masa të reja në kufijtë e tij për të parandaluar një fluks të ri emigrantësh.