RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Të pabaza komentet e kryediplomatit Katz ndaj presidentit Erdoğan

turqia:-te-pabaza-komentet-e-kryediplomatit-katz-ndaj-presidentit-erdogan

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë Fahrettin Altun ka kritikuar postimin e fundit të ministrit të Jashtëm izraelit, Israel Katz, që synonte Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke thënë se Turqia nuk ka asgjë për të mësuar nga “vrasësit gjenocidalë të etur për gjak”.

“Asgjë nuk mund të mësojë presidenti ose vendi ynë nga vrasësit gjenocidalë të etur për gjak si ju! Masakrat që keni kryer kundër vëllezërve dhe motrave tona palestineze, si dhe për gjenocidin e turpshëm që keni kryer, një ditë do të jepni llogari”, tha Altun të premten në një deklaratë të shpërndarë në X të premten.

“Sa më shumë ta shqiptoni emrin Recep Tayyip Erdoğan me gojën tuaj të ndyrë, që kullon gjakun e të pafajshmëve, aq më me vendosmëri do ta mbështesim dhe do të qëndrojmë pas tij”.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan denoncoi gjithashtu postimin e kryediplomatit Katz në rrjetet sociale që synonte Erdoğanin, duke e quajtur atë “sëmundje të plotë”.

“Obsesioni i Izraelit Katz për të synuar vazhdimisht vendin tonë dhe Presidentin tonë të nderuar me deluzione të tij, në vend që të përmbushë detyrat e tij si Ministër i Jashtëm, është sëmundje e plotë”, tha Fidan në një deklaratë në X.

“Ky individ, ekzistenca e të cilit në kabinet ka për synim vetëm të thurë vetëm shpifje dhe gënjeshtra, është një monument për paturpësinë dhe pacipësinë e qeverisë gjenocidale të Netanyahut”, shtoi Fidan.

Related posts

Shefi i EULEX: Policia e Kosovës na kërkoi ta monitorojmë situatën në veri

admin

Përfaqësuesi i Lartë i BE: Këto janë shtetet e Bashkimit Evropian që do të njohin shtetin palestinez këtë muaj

admin

“Lufta në Ukrainë i kushtoi 100 miliardë euro ekonomisë gjermane”

rezart morina