RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia, vendi i tretë që dërgoi më së shumti ndihma në Rripin e Gazës

turqia,-vendi-i-trete-qe-dergoi-me-se-shumti-ndihma-ne-rripin-e-gazes

Turqia është vendi i tretë që jep më shumë ndihma për Rripin e Gazës, i cili është nën sulmet dhe pushtimin izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) të lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit, Turqia së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabinë Saudite, janë ndër vendet që dhanë më së shumti ndihma humanitare për Rripin e Gazës, i cili është nën sulmet e Izraelit.

Thuhet se 25 për qind e ndihmave, të cilat Izraeli vazhdon t’i bllokojë dhe lejon hyrjen e një sasie shumë të vogël, është dërguar nga EBA, 20 për qind nga Arabia Saudite dhe 17 për qind nga Turqi. Turqia u pasua nga Katari me 8 për qind dhe Kuvajti me 3 për qind.

Gjithashtu, 7 nga 74 ambulancat e lejuara për të hyrë në Rripin e Gazës janë dhuruar nga Turqia ndërsa 3.201 pacientë dhe persona të plagosur janë evakuuar nga Rripi i Gazës me 724 shoqërues, për t’u trajtuar jashtë vendit, nën koordinimin e Turqisë, Egjiptit dhe EBA-së.

Turqia që nga fillimi i sulmeve të Izraelit vazhdon të japë ndihma gjithëpërfshirëse humanitare në Gaza në koordinim me Egjiptin.

Nga ana tjetër, Türkiye vazhdon ndihmat e saj për pacientët dhe të plagosurit që nuk mund të kenë qasje në kujdesin shëndetësor pas sulmeve të Izraelit në Gaza. Në kuadër të kësaj, Turqia ka kryer 8 operacione evakuimi për pacientët dhe të plagosurit që nuk kanë mundur të vazhdojnë trajtimin gjatë procesit të evakuimit të kryer nën koordinimin e Egjiptit dhe Izraelit.

Shumë vende të botës dhanë ndihma humanitare për t’u dërguar në Gaza përmes territorit egjiptian, por për shkak të pengesave të Izraelit, pjesa më e madhe e këtyre ndihmave vazhdon të jetë në pritje në Egjipt. Izraeli injoron thirrjet ndërkombëtare për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza përmes portës kufitare Rafah në kufirin me Egjiptin.

Qeveria e Tel Avivit refuzon të zbatojë vendimin e masës së përkohshme të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) lidhur me lejimin e ndihmës humanitare për Gazën në çështjen e gjenocidit të paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit.

Related posts

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

RTI

Kryeministri hungarez: Pa Serbinë në BE, nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan

admin

Rusia u bën thirrje për vetëpërmbajtje të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme

RTI