RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia vendos avionë F-16 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Qipron Veriore

turqia-vendos-avione-f-16-dhe-sisteme-te-mbrojtjes-ajrore-ne-qipron-veriore

Turqia ka dislokuar gjashtë avionë luftarakë F-16 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Republikën Turke të Qiprosë , sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se vendosja e këtyre forcave është bërë “në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë”.

Në deklaratë theksohet se Ankaraja do të vazhdojë të marrë masa shtesë nëse situata në rajon e kërkon.

“Masat shtesë do të vazhdojnë të ndërmerren në bazë të zhvillimeve të mëtejshme, nëse konsiderohet e nevojshme,” thuhet në reagimin e ministrisë.

Qiproja mbetet e ndarë që nga viti 1974 dhe Turqia është i vetmi vend që njeh zyrtarisht entitetin e vetëshpallur në veri të ishullit. Vendosja e avionëve luftarakë dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore pritet të rrisë vëmendjen ndaj zhvillimeve të sigurisë në rajonin e Mesdheut Lindor. /mesazhi

Related posts

Ekspertët: Islamofobia në ShBA dhe Evropë ndikon ndaj të gjithë myslimanëve

admin

​Shkencëtari kinez pretendon se COVID-19 mund të ketë origjinën nga njerëzit

Muhamet Ramadani

Tërheqja e Joe Biden/ VOA: Kamala Harris, gruaja që theu barriera mund të jetë kandidate për presidente

admin