Një patrullë e rojes bregdetare turke pengoi një anije greke të sigurisë që ngacmoi anijet turke të peshkimit në Detin Egje me të shtëna paralajmëruese në ajër, sipas një deklarate zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komanda e Rojës Bregdetare pranë Ministrisë së Brendshme të Turqisë tha në një deklaratë se një ekip u dërgua në zonën e rrethit Didim në provincën Aydın pas raportimeve se anijet e peshkimit u ngacmuan nga forcat e rojës bregdetare greke rreth orës 12:02 me kohën lokale.
Forcat greke u zmbrapsën dhe anijet turke të peshkimit vazhduan me aktivitetet e tyre të peshkimit, thuhet në deklaratë.
Në përgjigje të të shtënave në ajër nga pala greke, anija e rojës bregdetare turke u kundërpërgjigj me të shtëna paralajmëruese edhe në ajër, theksoi deklarata.