RTV AHIRETI
Lajme

U inaugurua programi për organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e hurmave në Kosovë

u-inaugurua-programi-per-organizimin-e-iftareve-dhe-shperndarjen-e-hurmave-ne-kosove

Sot, me pjesëmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe të ambasadorit të Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Hefzi, në Prishtinë, u inaugurua programi i kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, mbretit Selman bin Abdulaziz al Saud për organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e hurmave në Kosovë.

Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin Hefzi për pjesëmarrjen e tij në këtë inaugurim, e me këtë rast shprehu falënderime edhe për shtetin e Arabisë Saudite për ndihmat e vazhdueshme që i ka dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut që të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimi i mirë ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite.

Nga ana e tij, ambasadori Hefzi, shprehu falënderimet e tij për mikpritjen dhe për gatishmërinë e BIK-ut që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës Saudite. Ai çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame për promovimin e vlerave qytetare dhe për harmoninë ndërfetare që ekziston në Kosovë.

Në fund, si pjesë e këtij projekti, u shtrua edhe iftar i përbashkët për anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Kuvendit të BIK-ut, në të cilën mori pjesë edhe ambasadori z. Faisal Hefzi.

Related posts

BioNTech zhvillon programin për kurimin e kancerit

admin

Studimi në SHBA/ Dy fazat në të cilat plaken njerëzit, është një proces i ngadaltë, por…

admin

Posterat kundër refugjatëve mbuluan rrugët e Stambollit përpara zgjedhjeve

admin