RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësi i Hamasit, Meshaal: Me vrasjen e Al-Arourit, Izraeli përpiqet të eksportojë krizën

udheheqesi-i-hamasit,-meshaal:-me-vrasjen-e-al-arourit,-izraeli-perpiqet-te-eksportoje-krizen

Shefi i Jashtëm i Hamasit, Khalid Meshaal tha se me vrasjen e Saleh al-Arourit qëllimi i Izraelit ishte “të eksportojë krizën e tij jashtë vendit”, transmeton Anadolu.

Meshaal postoi një mesazh ngushëllimi për nënkryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Saleh al-Arouri, i cili u vra më 2 janar në një sulm ajror izraelit në Bejrut të Libanit.

“Armiku (Izraeli) donte të eksportojë krizën e tij jashtë vendit dhe të zgjeronte rrethin e sulmeve duke vrarë (Al-Arourin) duke menduar se ky hap do të ngatërronte llogaritjet e rezistencës dhe rajonit dhe se vrasja e liderëve do të thyente vullnetin e rezistencës dhe do të dobësonte udhëheqjen e saj”, tha Meshaal.

Ai thekson se vrasja në fjalë ndodhi nën hijen e dështimit dhe zhgënjimit të Izraelit pas agresionit barbar dhe gjenocidit të tij 3-mujor kundër popullit të Gazës. “Kur armiku zgjeron agresionin e tij (duke iu referuar vrasjes së Al-Arourit në Bejrut), do të kuptojë se ka bërë marrëzi”, tha Meshaal.

Al-Arouri dhe 6 persona me të u vranë kur Izraeli sulmoi zyrën e Hamasit me një mjet ajror pa pilot në rajonin “Dahiye” të Bejrutit, i cili quhet bastion i Hezbollahut.

Related posts

Të krishterët për herë të parë minoritet në Angli

admin

Kina dhe India pajtohen të “ruajnë paqen” përgjatë kufirit të diskutueshëm

rezart morina

“Mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me plumba”- Atentati ndaj Trump, presidenti Biden: Politika s’duhet të jetë fushë beteje apo vrasjesh

admin