RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ujë i ngrohtë me kamomil për të çlodhur trupin e këmbët e ënjtura

uje-i-ngrohte-me-kamomil-per-te-clodhur-trupin-e-kembet-e-enjtura

Pas një dite të lodhshme në punë, ku këmbët e ndiejnë më shumë rëndesën, diçka e ngrohtë do të ishte perfekte për të relaksuar jo vetëm këmbët, por gjithë trupin.

Të lodhura gjithashtu nga këpucët, këmbët tona ka nevojë që të paktën njëherë në javë të përkëdhelen dhe të marrin vëmendjen e duhur.

Dhe nuk duhet shumë kohë: 10 minuta të zhytura në ujë, pesë minuta masazh dhe pak gjëra.

Një metodë rigjeneruese dhe tepër çlodhëse është ajo me kripë dhe kamomil.

Në një legen shtoni ujë të ngrohtë, një dorë lulesh kamomili të thata dhe një lugë kripë të zezë deti.

Lërini këmbët në ujë për 10 minuta. Më pas fshijini me një peshqir dhe masazhojini me vaj bajame ku keni shtuar disa pika vaj esencial lavande për aromë më të mirë.

Related posts

Depresioni, bërja e veprave të mira mund të ndihmojë

rezart morina

Mungesa e Vitaminës D, shkaktari kryesor i dhimbjes së gjurit

admin

Lodhja mendore: Ja si ju paralajmëron trupi se mendja juaj ka nevojë për pushim

admin6