Hudhra ka cilësi shëruese e cila lufton në mënyrë natyrale kundër baktereve, viruseve dhe kërpudhave.
Studimet laboratorike kanë treguar që hudhra vret bakteret, ul lipidet në gjak dhe potencialisht ul shtypjen e gjakut.
Një muaj çdo mëngjes pini hudhrën dhe ujin. Le të jetë kjo shprehi juaja e shëndetshme.
Kur duhet ta pini ujin e hudhrës?
Para udhëtimit forcon imunitetit
Kur trupi duhet të pastrohet nga helmet
Te shenjat e para të ftohjes.
Përbërësit: 8 thelpinj hudhre; 1 litër ujë.
Përgatitja: Hudhrën pastrojeni dhe ndajeni përgjysmë çdo thelb. Shpëlani çdo thelb me vrushkull uji, pastaj futni në kavanoz. Qitni një litër ujë dhe mbyllen kavanozin. Futeni në frigorifer që të qëndrojë një orë para se ta përdorni.
Si ta përdorni: Përzieni ¼ e ujit të hudhrës dhe 1 filxhan ujë të zakonshëm.
Dita e parë: Pini në çdo një orë e gjysmë këtë dozë gjatë dy ditëve.
Dita e dytë: Pini ujin e hudhrës çdo dy orë apo së paku tri herë në ditë.
Ditëve të tjera pini ujin e hudhrës disa herë në ditë.
Ditën e katërt patjetër përgatitni dozë të re të cilën do ta përdorni në tri ditët e ardhshme.
Gjithmonë ujin e hudhrës mbajeni në frigorifer.