RTV AHIRETI
Lajme

Uji nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

uji-nga-liqeni-i-badocit-vazhdon-te-jete-i-papijshem

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se uji i ujësjellësit rajonal KRU “Prishtina” nga Liqeni i Badocit është ende i papijshëm.

IKSHPK-ja rekomandon që ky ujë të mos konsumohet për pije, por të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.

Sipas njoftimit, monitorimi i vazhdueshëm do të vazhdojë për të siguruar cilësinë e ujit.

“Ju rikujtomë se Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, por në vlera të shtuara në ujin e pijshëm, sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeçe nëse përdoret për një kohë më të gjatë”, thuhet në njoftim.

The post Uji nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë

admin

“Mungesa e infermierëve duhet të trajtohet si emergjencë globale shëndetësore”

admin

OKB-ja thotë se mbi 6 mijë civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës

admin