Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se 49 ushtarë dhe civilë ukrainas u liruan si rezultat i shkëmbimit të të burgosurve të kryer me Rusinë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij me shkrim nga llogaria në Telegram, Zelenskyy njoftoi se mes Rusisë dhe Ukrainës u krye edhe një shkëmbim tjetër për të burgosurit.
Si rezultat i shkëmbimit, në vend u kthyen gjithsej 49 persona, përfshirë personel ushtarak dhe civilë ukrainas, njoftoi Zelenskyy, i cili tha se “Falënderoj gjithë ekipin tonë që siguroi lirimin nga robëria ruse e të burgosurve dhe pengjeve”.
Zelenskyy vuri në dukje se të gjithë të burgosurit duhet të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, nga Rusia nuk është bërë ende një deklaratë lidhur me shkëmbimin e të burgosurve.