RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina akuzon Rusinë për “go’ditjen e spitalit të fëmijëve” në Kiev

ukraina-akuzon-rusine-per-“go’ditjen-e-spitalit-te-femijeve”-ne-kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë sot për “goditjen e një spitali të fëmijëve” në Kiev, transmeton Anadolu.

“Spitali i Fëmijëve Okhmatdet në Kiev, një nga më të rëndësishmit jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë, është ekskluzivisht një spital për fëmijë. Okhmatdet ka shpëtuar dhe rikthyer shëndetin e mijëra fëmijëve. Tani, spitali është dëmtuar nga një sulm rus”, ka shkruar Zelenskyy në Telegram.

Sipas Zelenskyyt, “ka njerëz të bllokuar nën rrënoja dhe numri i saktë i të plagosurve dhe të vdekurve mbetet i panjohur”.

“Tani të gjithë po ndihmojnë për të pastruar rrënojat – mjekët, njerëzit e zakonshëm”, tha ai.

Zelenskyy tha se ushtria ruse “janë të vetëdijshme për objektivat që goditën”, duke u kërkuar organeve ndërkombëtare që t’i ndëshkojnë ata “për të gjitha krimet e tyre”.

“Është shumë e rëndësishme që bota të mos heshtë për këtë tani dhe që të gjithë të shohin se çfarë është Rusia dhe çfarë po bën”, tha ai.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë akuzat, duke thënë në një deklaratë se pretendimet e Ukrainës “për sulm të supozuar të qëllimshëm me raketa të Rusisë ndaj objektivave civile janë absolutisht të pavërteta”.

“Fotografitë e shumta të publikuara dhe videot nga Kievi konfirmojnë pa mëdyshje faktin e shkatërrimit për shkak të rënies së një rakete të mbrojtjes ajrore ukrainase të lëshuar nga një sistem raketor antiajror në qytet”, tha ajo.

Ministria theksoi se Kievi shpesh bën deklarata të tilla përpara takimeve me përfaqësuesit e NATO-s, në mënyrë që të sigurojë financa dhe vazhdimin e luftës.

Konfirmimi i pavarur i pretendimeve të të dyja palëve mbetet i pamundur për shkak të luftës.

Related posts

Osmani te Kulla e Isa Boletinit: Nëse ka nevojë, nga ky vend do të mbrohet çdo cep i territorit

admin

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë ngritje pagash

admin

Zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Ahmeti: Asociacioni nuk është parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës

admin