Ministria ukrainase për Riintegrimin e Territoreve nën Pushtimin e Përkohshëm njoftoi se është kryer një shkëmbin gjithëpërfshirës i të burgosurve me Rusinë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se është siguruar lirimi nga robëria ruse e 130 personave, prej të cilëve 128 ushtarë dhe 2 përfaqësues të Shërbimit Shtetëror për Transportin Special.
Byroja Kombëtare e Informacionit të Ukrainës siguroi për ushtarët e liruar nevojat bazë si veshje, këpucë, produkte higjienike dhe telefon, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se shkëmbimi i të burgosurve është kryer në bashkëpunim me Zyrën e Ministrisë për Presidencën e Ukrainës, Drejtorinë e Përgjithshme të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës dhe me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës.