RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina do të krijojë qendrën e drithit në Kenia

ukraina-do-te-krijoje-qendren-e-drithit-ne-kenia

Presidenti i Kenias, William Ruto njoftoi se Ukraina do të hapë një qendër drithi në portin Mombasa për të zgjidhur problemin ushqimor në lindje të Afrikës, transmeton Anadolu.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe presidenti i Kenias, William Ruto u takuan në New York në kuadër të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë nga platforma e medias sociale X, Ruto tha se Zelenskyy ka premtuar ngritjen e një qendre drithi në portin Mombasa për të përmbushur nevojat urgjente ushqimore në lindje të Afrikës.

Ruto theksoi se vendi i tij për lehtësimin e vuajtjeve dhe ndalimin e shkatërrimit mbështet zgjidhjen paqësore të luftës Rusi-Ukrainë. Në Afrikë 25 vende kryejnë çdo vit më shumë se një të tretën e importit të grurit nga Rusia dhe Ukraina.

Vendet e Afrikës që po kalojnë një periudhë të vështirë nga çmimet ushqimore që rriten që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, nisën një iniciativë për pajtimin e dy vendeve.

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat shprehu keqardhje për pezullimin e Marrëveshjes së korridorit të Drithit në Detin e Zi dhe u bëri thirrje palëve të vazhdojnë marrëveshjen.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 337 e lu’ftës

admin

Kina, kërkesë Ukrainës: Krijoni kushtet për t’i dhënë fund luftës

admin

“Trashëgimia amerikane e islamofobisë u eksportua dhe globalizua pas sulmeve të 11 Shtatorit”

admin