Forcat ruse sulmuan me dronë portin dhe magazinat e drithit në rajonin bregdetar ukrainas Odessa, transmeton Anadolu.
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës deklaroi se ushtria ruse sulmoi Ukrainën me dronë “Shahed”, duke njoftuar se janë shkatërruar 23 dronë.
Sipas njoftimit, shumica e dronëve u rrëzuan në rajonet e Kievit dhe Odessës.
“Fatkeqësisht, disa nga dronët e lëshuar nga armiku goditën infrastrukturën e portit në rajonin Odessa”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore të Ukrainës.
Oleg Kiper, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Odessës, tha se si pasojë e sulmit të djeshëm nga Rusia, një zjarr shpërtheu në port dhe në objektet e infrastrukturës industriale në zonë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se nuk kishte viktima njerëzore.
“Fatkeqësisht, ka dëme, kryesisht në jug. Terroristët rusë kanë sulmuar përsëri portet, drithërat, sigurinë globale të ushqimit. Bota duhet të reagojë. Është një kërcënim për të gjitha kontinentet. Rusia mund dhe duhet të ndalet”, tha ai.
Last night:
In the Odessa region, kamikaze drones attacked port and industrial infrastructure facilities at night
As a result, a strong fire broke out at port and industrial facilities, and the elevator was damaged. The footage shows a view from the Romanian Tulcea to the… pic.twitter.com/fyrMuzUecR
— Zlatti71 (@djuric_zlatko) August 2, 2023