Ushtria ukrainase njoftoi se mori nën kontroll një sipërfaqe prej 1.150 kilometrash katrorë dhe 82 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë, transmeton Anadolu.
Nën kryesimin se presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë, u mbajt Mbledhje e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm.
Në mbledhje përmes video konferencës mori pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i cili dha informacion lidhur me situatën në vijën e frontit dhe për zhvillimet në rajonin Kursk.
Pasi shpjegoi se trupat ukrainase kanë avancuar nga 500 metra në 1.5 kilometra në pika të ndryshme të rajonit të Kursk që nga fillimi i ditës, Syrskyi shtoi:
“Trupat tona kanë zmbrapsur tre kundërsulme të armikut dhe vazhdojnë aksionet e tyre sulmuese. Që nga fillimi i operacionit në rajonin e Kurskut, trupat tona kanë avancuar 35 kilometra në mbrojtjen e armikut. Janë marrë nën kontroll 1.150 kilometra katrorë territor dhe 82 vendbanime. Në përgjithësi situata është nën kontroll”.
Përpos kësaj, autoritetet ukrainase përmes Telegramit njoftuan se më shumë se 100 ushtarë rusë iu dorëzuan forcave ukrainase në rajonin Kursk më 14 gusht. Në imazhet e shpërndara në kanal, shihen ushtarët rusë të shtrirë në tokë për të cilët thuhet se ishin kapur.
The post Ukraina: Në rajonin Kursk morëm nën kontroll një sipërfaqe prej 1.150 kilometra katrorë first appeared on Radio Televizioni Iliria.