RTV AHIRETI
Lajme

Ukrainasit hakojnë kanalet televizive ruse – shfaqin humbjet e ushtrisë së Putinit

ukrainasit-hakojne-kanalet-televizive-ruse-–-shfaqin-humbjet-e-ushtrise-se-putinit

Inteligjenca ukrainase “hakoi” kanalet televizive ruse dhe tregoi të vërtetën e luftës.

Burime të inteligjencës ukrainase deklaruan për RBC-Ukraine se specialistë kibernetikë nga GUR sulmuan serverët e kanaleve televizive ruse.

Videot u shfaqën tri herë në kohën kryesore në “Pervouralsk TV, Eurasia 360, Eurasia, Channel One” dhe të tjerë.

Siç u përmend, disa nga kanalet e sulmuara janë pjesë e mbajtjes mediatike të oligarkut vendas Andrey Komarov.

Një sërë kanalesh televizive u detyruan të ndalonin transmetimin për një kohë të gjatë.

Ndryshe, hakerët edhe më parë kanë vepruar kështu duke informuar publikun rus për luftën në Ukrainë.

The post Ukrainasit hakojnë kanalet televizive ruse – shfaqin humbjet e ushtrisë së Putinit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shembja e urës pas përplasjes nga anija, shpëtohen nga uji dy persona, njëri në gjendje të rëndë! Ende mister fati i të tjerëve

admin

85 palestinezë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve shkon në 31.045

RTI

Liderët e BE-së urojnë Ukrainën dhe Moldavinë për statusin e kandidatit

admin