RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Më shumë se gjysmë milion fëmijë përballen me kequshqyerje në Somali – VIDEO

unicef:-me-shume-se-gjysme-milion-femije-perballen-me-kequshqyerje-ne-somali-–-video

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka bërë të ditur se më shumë se gjysmë milioni fëmijë pritet të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute në Somali pasi vendi po përballet me kërcënimin e urisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot përballemi me 513 mijë fëmijë të rrezikuar nga vdekja. Është një numër, një makth në pritje që ne nuk e kemi parë këtë shekull”, tha UNICEF.

Somalia po përjeton një nga thatësirat më të këqija në historinë e fundit të vendit, e cila tashmë ka marrë disa jetë dhe ka shkaktuar zhvendosjen e mbi 1 milion njerëzve.

Javën e kaluar, shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths, njoftoi se uria po troket në derë në Somali. Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin Mogadishu, ai theksoi se 213 mijë njerëz po jetojnë në “kushte të ngjashme me urinë” në vendin e Bririt të Afrikës.

Agjencia e OKB-së u bëri thirrje donatorëve që të angazhojnë financime afatgjata për të ndihmuar familjet të ndërtojnë qëndrueshmëri ndaj efekteve të thatësirës së vazhdueshme.

Related posts

Pahor: Anëtarësimi në BE zgjidh problemet e Ballkanit Perëndimor

admin

Analiza/ A gëzon ish-Presidenti Donald Trump imunitet nga akuzat penale?

admin

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit: Policia e moralit pezullohet atje ku ishte themeluar

admin