RTV AHIRETI
Lajme

UNRWA: 400 mijë njerëz janë të bllokuar në veri të Gazës

unrwa:-400-mije-njerez-jane-te-bllokuar-ne-veri-te-gazes

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se 400 mijë palestinezë janë të bllokuar në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim në llogarinë e tij në rrjetet sociale X, Lazzarini deklaroi se autoritetet izraelite me urdhrat e fundit të evakuimit po i detyrojnë njerëzit të migrojnë përsëri.

Duke thënë se njerëzit në rajon nuk e pranojnë riemigrimin, Lazzarini tha: “Sepse ata e dinë shumë mirë se asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt”.

Ai theksoi se në veri të Gazës pothuajse nuk ka nevoja elementare dhe për këtë arsye uria është përhapur dhe thelluar sërish.

“Ky operacion i fundit ushtarak kërcënon fazën e dytë të fushatës së poliomielitit për fëmijët. Fëmijët, si gjithmonë, vuajnë të parët dhe më së shumti”, tha ai.

Lazzari tha se “Fëmijët meritojnë më mirë dhe një të ardhme më të mirë” dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

The post UNRWA: 400 mijë njerëz janë të bllokuar në veri të Gazës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Roja bregdetare e Tunizisë kthen 372 emigrantë

rezart morina

Kurti ua dërgon shkresën veteranëve, propozon ligj të ri për verifikimin e pjesëmarrësve në luftë

admin

BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit

admin