Rreth 800 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Rafah që kur Izraeli filloi ofensivën e tij kundër qytetit jugor të Gazës javën e kaluar. Kështu deklaroi tha Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA.
Lazzarini dënoi zhvendosjen e përsëritur të palestinezëve në deklaratën e së shtunës, shkruan Al Jazeera.
“Që nga fillimi i luftës në Gaza, palestinezët janë detyruar të ikin disa herë në kërkim të një sigurie që nuk e kanë gjetur kurrë, duke përfshirë strehimoret e UNRWA-s”, tha Lazzarini.
“Kur njerëzit lëvizin, ata janë të ekspozuar, pa kalim apo mbrojtje të sigurt. Çdo herë, ata detyrohen të lënë pas gjërat e pakta që kanë: dyshekë, tenda, enë gatimi dhe mjete elementare që nuk mund t’i mbajnë dhe as të paguajnë për t’i transportuar”, shtoi ai. /abcnews