RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA: Mbi 625.000 fëmijë në Rripin e Ga’zës kanë humbur një vit akademik për shkak të su’lmeve iz’raelite

unrwa:-mbi-625.000-femije-ne-rripin-e-ga’zes-kane-humbur-nje-vit-akademik-per-shkak-te-su’lmeve-iz’raelite

Komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, ka bërë të ditur se 625 mijë fëmijë në Rripin e Gazës, prej të cilëve 300 mijë nxënës të shkollave të UNRWA-së, kanë humbur një vit akademik për shkak të sulmeve izraelite, transmeton Anadolu.

Lazzarini foli për institucionin “Arsimi nuk mund të presë” (Education Cannot Wait), në kuadër të Fondit Global për Arsimin në Emergjenca dhe Kriza Afatgjata të menaxhuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Duke theksuar se sulmet izraelite prekin rëndë fëmijët në Rripin e Gazës, ku një në çdo dy persona është fëmijë, Lazzarini theksoi se mijëra fëmijë janë vrarë si rezultat i sulmeve dhe mijëra prej tyre kanë humbur gjymtyrët e tyre dhe janë bërë të paaftë.

“625 mijë fëmijë në Gaza, përfshirë 300 mijë nxënës të UNRWA-së, nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë gjatë vitit akademik për shkak të sulmeve izraelite”, u shpreh Lazzarini.

Lazzarini njoftoi se pothuajse 70 për qind e shkollave të UNRWA-së janë bombarduar dhe se kjo situatë është provë se ligji ndërkombëtar humanitar është injoruar në mënyrë të hapur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 janë vrarë 39.965 palestinezë, përfshirë të paktën 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra, ndërsa janë plagosur 92.249 persona të tjerë.

Related posts

Profesoresha Arlinda Amiti femra shqiptare më e shkolluar në Zvicër

admin

Kurti udhëton drejt Sllovenisë, merr pjesë në Forumin e Bledit së bashku me Ramën dhe liderët e tjerë të rajonit

admin

OBSH: Më shumë se 300 vdekje nga kolera janë raportuar në Sudan

admin