Palestinezët në Gaza janë të detyruar të jetojnë në ndërtesa të bombarduara ose në kampe pranë grumbujve gjigantë të mbeturinave, tha të premten një zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara , duke denoncuar kushtet “të padurueshme” në territorin e rrethuar.
Louise Waterridge nga UNRWA, agjencia e OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë, përshkroi kushtet “jashtëzakonisht të rënda” të jetesës në Rripin e Gazës.
“Është vërtet e padurueshme,” u tha ajo gazetarëve në Gjenevë, përmes një lidhjeje video nga qendra e Gazës.
Waterridge, e cila u kthye të mërkurën pas katër javësh jashtë territorit, tha se edhe në atë kohë situata ishte “përkeqësuar ndjeshëm”.
“Sot, duhet të jetë më e keqja që ka qenë ndonjëherë. Nuk dyshoj se nesër përsëri do të jetë më e keqja që ka qenë ndonjëherë,” tha ajo. Gati nëntë muaj pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit, Ëaterridge tha se Rripi i Gazës ishte “shkatërruar”.