RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet e përpunuara shtojnë me 10 për qind rrezikun e vdekjes

ushqimet-e-perpunuara-shtojne-me-10-per-qind-rrezikun-e-vdekjes

Një studim i madh sapo ka gjetur një lidhje midis ngrënies së ushqimeve ultra të përpunuara – si ushqimet me mikrovalë, picat, hamburgerët dhe patatet e skuqura – dhe duke vdekjes në moshë më të hershme.

Hulumtimi nga Franca, i botuar në revistën “JAMA Internal Medicine”, përfshinte monitorimin e dietave të 44,000 njerëzve në periudhën e viteve 2009-2017. Rezultatet treguan se njerëzit u përballën me një rrezik 14% më të lartë të vdekjes së hershme me çdo 10% shtesë të ushqimeve të përpunuara

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin mbi moshën 45 vjeç dhe shumica ishin femra. Çdo gjashtë muaj iu kërkua të plotësonin sondazhet për gjithçka që konsumonin në 24 orë. Pas shtatë viteve ndjekjeje, 602 njerëz kishin vdekur – 219 nga kanceri dhe 34 nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një rritje në konsumimin e ushqimeve ultra të përpunuara duket të jetë e lidhur me një rrezik të përgjithshëm të vdekshmërisë në mesin e kësaj popullate të rritur,” shkroi hulumtuesit në përfundimin e tyre.

Rezultatet mund të jenë të pasakta. Por studimet vëzhguese janë opsioni i vetëm kur bëhet fjalë për vlerësimin e ndikimit të dallimeve ushqimore, sepse do të ishte joetike të kërkohej nga një grup njerëzish të hanin vetëm ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me yndyrë dhe kripë.

Related posts

Lloji i ri i infeksionit bakterial mund të jetë pas sëmundjeve të fundit të qenve

admin

Vetmia e përshpejton plakjen po aq sa cigaret dhe pasiviteti fizik

admin

​Arsyet që fshihen pas dhimbjes së kokës në mëngjes

admin