RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimi i shëndetshëm për fëmijët – si funksionon?

ushqimi-i-shendetshem-per-femijet-–-si-funksionon?

Ushqimi i shëndetshëm për fëmijën– kjo është ajo që duan të gjithë prindërit. Fatkeqësisht nuk është aq e lehtë dhe shkakton vështirësi për shumë prindër. Fëmijët kanë nevoja të tjera ushqimore, ndryshe nga rriturit dhe, për fatin e keq të shumë shumë prindërve – preferencat e tyre ushqimore janë të ndryshme (jo ashtu siç do të donin prindërit).

Zbuloni në këtë artikull se si mund të arrini një dietë të shëndetshme së bashku me fëmijën tuaj.

Ushqimi i shëndetshëm në fëmijëri nuk është i rëndësishëm vetëm për rritjen dhe zhvillimin. Ai gjithashtu hedh themelet që fëmija, si i rritur, të arrijë tek frutat dhe perimet në vend të ushqimeve të shpejta dhe ëmbëlsirave. Por, si duket në të vërtetë një dietë e shëndetshme për fëmijët?

Çfarë është një dietë e shëndetshme për fëmijët?

Ekspertët e të ushqyerit kanë formuluar rekomandime që janë të lehta për t’u kuptuar dhe zbatuar për prindërit: e ashtuquajtura dieta mikse e optimizuar. Këto rekomandime janë të përshtatshme për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit.

Me dietën mikse të optimizuar, ushqimet ndahen në një sistem semafori. Ngjyra tregon se sa ushqime të caktuara duhet të hahen:

Ushqimet e gjelbra janë frutat, perimet, patatet, makaronat, orizi dhe buka me të paktën 50 për qind drithëra të plota. Këto ushqime mund t’i konsumoni shumë dhe çdo ditë. Në këtë grup hyjnë gjithashtu pijet pa sheqer si uji dhe çajrat pa sheqer.

Ushqimet e verdha janë qumështi, djathi, kosi, gjiza, peshku, mishi dhe vezët. Këto ushqime mund t’i konsumoni çdo ditë, por jo në sasi të madhe.

Ushqimet e kuqe janë vaji, gjalpi, kripa dhe margarina. Ju duhet të hani vetëm një sasi të vogël të këtyre ushqimeve.

Ushqimet e toleruara formojnë një kategori shtesë: Këto përfshijnë ëmbëlsirat dhe limonadat. Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni shpesh dhe duhet të jenë më tepër përjashtim.

Çfarë vaktesh u duhen fëmijëve?

Ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë pesë vakte në ditë për fëmijët: tri vaktet kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë dhe dy ushqime të lehta mes vakteve, paradite dhe pasdite. Dy nga vaktet kryesore duhet të jenë të ftohta, për shembull mëngjesi dhe darka, dhe një të ngrohtë, për shembull dreka.

Ushqimet e ftohta:

Pjesa më e rëndësishme e vakteve të ftohta janë qumështi dhe produktet e qumështit. Ka edhe fruta, perime të gjalla, muesli pa sheqer ose bukë integrale. Shembuj të vakteve të ftohta janë:

Muesli i bërë nga bollgur, kos dhe fruta të freskëta
Një sanduiç me një gotë qumësht dhe një mollë
Një sanduiç djathi me perime të papërpunuara
Sallatë me makarona, kastravec dhe kos

Vakt i nxehtë:

Ushqimet me bazë bimore si patatet, makaronat, orizi dhe një pjesë e madhe e perimeve përbëjnë pjesën kryesore të vaktit të ngrohtë. Një pjesë e vogël e mishit me pak yndyrë mund të shërbehet tre herë në javë. Ka peshk një herë në javë. Ditët e tjera të jenë gatime vegjetariane me Gjell, tavë ose makarona me leng perimesh.

Snacks:

Dy ushqimet e lehta janë për paradite dhe pasdite:

fruta ose perime ushqime të papërpunuara
Bukë ose muesli pa sheqer
qumësht, djathë ose kos
Rrallëherë edhe një karamele, biskotë apo copë tortë

Përveç ngrënies, gjithashtu është shumë e rëndësishme të pini mjaftueshëm, mundësisht ujë ose çaj pa sheqer.

Përshtati në shqip: Marsida Bregasi/ Burimi: Stiftung-gesundheitswissen.de

Related posts

Pse duhet të hani rrush të thatë?

admin

Sa është i shëndetshëm qumështi i bajames

admin

​Shenjat delikate të arrestit kardiak

admin