RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Turqi për dronët “Bayraktar”

ushtaraket-shqiptare-trajnohen-ne-turqi-per-dronet-“bayraktar”

Ushtarakët shqiptarë po trajnohen në Turqi mbi përdorimin e dronëve turq “Bayraktar”, transmeton Anadolu.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka njoftuar se pas suksesit në fazën e përgatitjes teorike, efektivët shqiptarë kanë filluar trajnimin praktik për dronët luftarakë “Bayraktar”, me të cilët sipas tij Shqipëria do të pajiset shumë shpejt.

“Tri ekipe nga Forcat tona të Armatosura aktualisht po ndjekin kurse intensive në Turqi për specialitetet PilotUAV, ElektronikUAV dhe MekanikUAV, për të bërë të mundur aftësimin profesional për çdo aspekt të operimit të kësaj teknologjie të përparuar”, ka theksuar Peleshi.

“Krenarë për angazhimin e forcave tona dhe mënyrën sesi ata po pajisen me kompetencën e nevojshme për të operuar këta dronë të pararojës teknologjike në fushën e mbrojtjes”, shtoi ai.

Në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë u nënshkrua kontrata për blerjen nga Shqipëria të flotës së mjeteve ajrore pa pilot (UAV) “Bayraktar”, sipas autoriteteve shqiptare, produkt i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Turqi dhe në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura shqiptare si anëtare të NATO-s.

Related posts

Ford F-150, më i shituri në SHBA në 42 vjet! Çfarë ka ky automjet që i tërheq blerësit për gjenerata me radhë

admin

Katër të vdekur nga COVID-19 të shtunën në Kosovë

admin

Pakistan, lirohet ish-kryeministri Imran Khan dhe gruaja e tij në rastin e shkeljes së ligjit të martesës

admin