Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se njësitë e ushtrisë armene hapën zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në Republikën Autonome të Nakhchivanit.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se njësitë armene hapën zjarr mbi pozicionet në drejtim të fshatit Haydarabat të provincës Sederek të Republikës Autonome të Nakhchivanit rreth orës 10:50 sipas kohës lokale.
Ndër të tjerash, në deklaratë theksohet se edhe ushtarët e Azerbajxhanit janë përgjigjur.