RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë dhunojnë dy palestinezë të arrestuar

ushtaret-izraelite-dhunojne-dy-palestineze-te-arrestuar

Ushtarët izraelitë duke i shtyrë në tokë shkelmuan dy palestinezë që i kishin ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave izraelite, incidenti ndodhi në perëndim të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në pamjet në rrjetet sociale, shihet se tre ushtarë izraelitë fillimisht i kanë shtrirë në tokë dy palestinezët që kishin ndaluar, e më pas i kanë shkelmuar vazhdimisht.

Organizatat izraelite dhe ndërkombëtare të të drejtave akuzojnë ushtrinë dhe ushtarët izraelitë për shkelje të shumta kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar. Nga ana tjetër, shihet se ushtarët izraelitë sanksionohen rrallë për këto shkelje ndaj palestinezëve.

Related posts

Shtëpia e Bardhë thotë se po vazhdon të shtyjë për armëpushim

rezart morina

Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe RMV nënshkruajnë dokumentin për Lëvizshmërinë Ushtarake përgjatë Korridorit të VIII

RTI

Evropa mban numrin më të lartë të refugjatëve që nga viti 2016

rezart morina