RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tarët iz’raelitë publikuan imazhet duke keqtrajtuar një fëmijë pa’lestinez

ush’taret-iz’raelite-publikuan-imazhet-duke-keqtrajtuar-nje-femije-pa’lestinez

Ushtarët izraelitë publikuan imazhe të një fëmije palestinez të cilin e mbajtën dhe e keqtrajtuan në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtarët izraelitë bastisën shtëpinë e familjes Melhem në lagjen Davud të qytetit Qalqilya në Bregun Perëndimor.

Në rrjetet sociale u shpërndanë momentet kur ushtarët izraelitë ndaluan fëmijën palestinez të quajtur Majid Melhem duke i lidhur duart dhe sytë.

Ndërsa thuhej se gjatë bastisjeve u arrestuan 10 palestinezë si dhe një fëmijë palestinez, imazhet u shpërndanë me këngën “Harbu Darbu (sulm lufte)”, e cila përfshinte shprehje fyese dhe të dhunshme ndaj palestinezëve.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, 531 palestinezë u vranë nga sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitët që uzurpuan këto vende që nga 7 tetori ndërsa forcat izraelite arrestuan 3.009 palestinezë, mes të cilëve 635 fëmijë.

Related posts

Gruri ukrainas në BE, arrihet në parim marrëveshja me pesë shtete

rezart morina

Macron telefonon Kurtin, ia konfirmon mbështetjen për Kosovën në KiE – kërkon formimin e Asociacionit

rezart morina

Abu Ob’eida: Pas nëntë muajsh, aftësitë luf’tarake të Ha’masit janë edhe më të forta

admin