RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin 3 palestinezë dhe plagosin 44 të tjerë në Bregun Perëndimor – VIDEO

ushtaret-izraelite-vrasin-3-palestineze-dhe-plagosin-44-te-tjere-ne-bregun-perendimor-–-video

Tre palestinezë u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën gjatë bastisjes së ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje 3 palestinezë gjatë bastisjes së tyre në Jenin. Ministria njoftoi emrat e palestinezëve që humbën jetën në bastisje si Abdulfethi Hazım, Muhammed Mahmud Elvene, Ahmed Nazmi Alavene.

Më tej thuhet se 44 palestinezë janë plagosur nga zjarri i hapur me plumba të vërtetë nga ushtarët izraelitë. Ndërkohë është ndarë informacioni se në mesin e të plagosurve ka nga ata që janë në gjendje të rëndë.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se “ushtarët rrethuan një shtëpi gjatë operacionit të zhvilluar për të kapur dy persona të dyshuar për terrorizëm”. Po ashtu u theksua se “personat e armatosur në shtëpi kanë hapur zjarr dhe kanë aktivizuar shpërthyes artizanalë” ndërsa ushtarët izraelitë kanë vrarë personat e armatosur duke iu kundërpërgjigjur zjarrit.

Në deklaratë pretendohet se personat e fshehur në shtëpi kanë kryer më parë sulme kundër ushtrisë izraelite dhe se ishin në përgatitje për akte të reja. Mes tjerash thuhet se Abdulfethi Hazim, një nga personat e vrarë është vëllai i Raid Hazim, autori i një sulmi të armatosur në muajin prill në Tel Aviv.

Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse ndodhin incidente mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve, banorëve të rajonit të cilët reagojnë ndaj bastisjeve të ushtrisë izraelite.

Kampi i refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar ku ndodhen intensivisht grupet e armatosura të rezistencës palestineze, herë pas here janë skenë e përleshjeve të armatosura gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë.

Related posts

Rasti i vajzës në Pejë, imami Maliqi: Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën

RTI

Vazhdojnë protestat në Izrael kundër reformës gjyqësore të qeverisë Netanyahu

admin

Kurti: Përgjegjësit e rastit të Deharit të japin llogari për arrestimin dhe mbytjen e një aktivisti

admin