RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtari australian humb betejën gjyqësore për krimet e luftës në Afganistan

ushtari-australian-humb-betejen-gjyqesore-per-krimet-e-luftes-ne-afganistan

Gjykata në Australi hodhi poshtë një çështje kundër organizatave mediatike të ngritur nga një ushtar i dekoruar i cili akuzohet për krimet e dyshuara të luftës në Afganistan, transmeton Anadolu.

Çështja e shpifjes u pushua pasi sipas gjykatës gazetat kishin “provuar disa nga akuzat kryesore” të krimeve të luftës, duke argumentuar se Ben Roberts-Smith ishte i përfshirë në vrasjen e shumë civilëve afganë të paarmatosur, raportoi transmetuesi australian ABC.

Veterani i luftës Ben Roberts-Smith kishte ngritur çështje kundër gazetave australiane “The Sydney Morning Herald”, “The Age”, “The Canberra Times” dhe tre gazetarëve.

Megjithatë, gjyqtari Anthony Besanko vendosi të enjten se: “Botuesi kishte vërtetuar të vërtetën thelbësore të fajit të lidhura me akuzat për vrasje të paligjshme në Afganistan dhe kishte vërtetuar të vërtetën kontekstuale mbi akuzat për ngacmim dhe dhunë në familje”.

Një seri historish u botuan në vitin 2018 dhe çështja u depozitua në Gjykatën Federale nga mbajtësi i dekoratës Victoria Cross, Roberts-Smith.

Ai kishte hedhur poshtë historitë që përfshinin “akuza për krime lufte në Afganistan, ngacmime ndaj ish-kolegëve të tij të Regjimentit të Shërbimit Special Ajror (SAS) dhe dhunë në familje kundër një gruaje në një dhomë hoteli në Canberra.

Historitë e mediave sugjeruan se ushtari veteran kreu krimet e luftës në Afganistan midis 2009 dhe 2012.

Related posts

Kurti flet pas takimit me Escobar: T’i kërkohet llogari Serbisë për sulmin në Banjskë

admin

Çfarë ndodhi në debatin e parë presidencial! VOA: Biden fliste me zë të ngjirur dhe ngatërroi fjalët! Trump e goditi me kritika, që përfshinin edhe të pavërteta

admin

Koci hedh dyshimet për Faton Hajrizin: Situata momentale është shumë komplekse

rezart morina