Bastisjet e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar po vazhdojnë.
Nga Al Jazeera Arabic po raportojnë se ushtria izraelite sulmoi shtëpinë e predikuesit të xhamisë Al-Aksa, Sheikh Ikrimah Sabri në lagjen al-Sawana, të pushtuar në Jerusalemin Lindor.
Shejh Sabri është kreu i Këshillit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe ish-udhëheqësi fetar i Jeruzalemit dhe i territoreve palestineze. Ai është themeluesi dhe presidenti i Shoqatës së Dijetarëve dhe Predikuesve në Palestinë, president i Këshillit Suprem të Fetvasë në Palestinë dhe president i Autoritetit Suprem Islamik në Jerusalem. /mesazhi