Ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë të tjerë humbën jetën dhe një oficer u plagos në përleshjet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite njoftoi se Adar Gavriel (24) nga Brigada Bislah humbi jetën në përleshjet në veri të Gazës dhe rreshteri Yehonatan Elias (20) nga Brigada Givati humbi jetën në përleshjet në jug të Gazës.
Në njoftimin e ushtrisë gjithashtu thuhet se një oficer i Brigadës Givati është plagosur rëndë në përleshjet në jug të Gazës.
Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023, kur filluan sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, është rritur në 644, prej të cilëve 293 gjatë pushtimit tokësor.