RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite godet pikën kufitare mes Sirisë dhe Libanit

ush’tria-iz’raelite-godet-piken-kufitare-mes-sirise-dhe-libanit

Ushtria izraelite kreu sulm ndaj pikës kufitare “Jdeidat Yabous” në jug të Damaskut, mes Sirisë dhe Libanit, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se avionë luftarakë izraelitë shënjestruan pikën kufitare “Jdeidat Yabous” mes Sirisë dhe Libanit.

Ndërkohë mësohet se në sulm ka të vdekur dhe të plagosur ndërsa në vendngjarje janë dërguar ambulanca.

Pika kufitare që u shënjestrua, lidh verilindjen e Libanit me kryeqytetin e Sirisë, Damaskun.

Related posts

VIDEO/ Trump kërkoi këpucët e tij menjëherë pas atentatit agjentët ia “fluturojnë” jashtë podiumit

admin

Macron bëhet lideri i parë francez që viziton Sri Lankën

rezart morina

Bislimi tregon se çfarë u diskutua në takimin me Petkoviq

admin