RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor, arreston disa palestinezë

ushtria-izraelite-kryen-bastisje-ne-bregun-perendimor,-arreston-disa-palestineze

Ushtria izraelite sulmoi këtë mëngjes disa qytete në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë qytetin Tulkarm dhe kampin e tij të refugjatëve, raporton Anadolu.

Dëshmitarët thane se gjatë kësaj, ushtria izraelite shkatërroi infrastrukturën dhe arrestoi disa njerëz.

Buldozerët ushtarakë gërmuan dhe shkatërruan infrastrukturën dhe pati përleshje të armatosura gjatë gjithë bastisjes, thanë dëshmitarët, duke shtuar se disa shtëpi dhe dyqane u plaçkitën gjithashtu.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa bëri të ditur se forcat izraelite vendosën kufizime të forta rreth kampit të refugjatëve, duke vendosur snajperë në ndërtesa, teksa filluan të gërmojnë rrugët.

Vende të tjera që u bastisën janë kampi i refugjatëve Balata në lindje të Nablusit dhe vendbanimi Dura në Hebron.

Tensionet janë përshkallëzuar në Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë të paktën 459 palestinezë dhe rreth 4.750 të tjerë janë plagosur nga ushtria izraelite.

Related posts

Kroaci, mbahen zgjedhjet e përgjithshme

RTI

Vdekja e refugjatëve, pjesëtarët e sigurisë ia vunë zjarrin qendrës së refugjatëve në Meksikë

rezart morina

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të orëve të fundit

admin