RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite nis ofensivë të re në qendër të Rripit të Gazës

ushtria-izraelite-nis-ofensive-te-re-ne-qender-te-rripit-te-gazes

Ushtria izraelite tha se ka nisur një “operacion të papritur ushtarak” në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se “Divizioni 162 filloi mbrëmë një operacion të befasishëm ushtarak në pjesën qendrore të Rripit të Gazës”. Në deklaratë ku thuhet se operacioni është kryer “nën udhëheqjen e Divizionit 162”, pretendohet se avionët luftarakë sulmuan shumë “infrastruktura armike” mbi dhe nën tokë përpara se trupat të hynin në rajon nga toka.

“Forcat e Manovrimit dhe Forcat Ajrore kanë kryer një operacion të përbashkët bazuar në inteligjencën e saktë. Në këtë kuadër, forcat detare kanë kryer shumë sulme në rajonin bregdetar në mes të Rripit të Gazës për të mbështetur ushtarët që veprojnë në rajon”, thuhet në deklaratë.

Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se ka filluar një operacion me sulme ajrore të njëpasnjëshme rreth kampit të refugjatëve Nuseyrat në pjesën qendrore të Gazës.

– Deklarata e ministrit të Financave për “intensifikimin e operacioneve”

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich në një deklaratë për televizionin shtetëror izraelit KAN dje tha: “Ne duhet të intensifikojmë operacionet tona në Rafah, Deir al-Belah dhe Nuseyrat, disa prej të cilave do të fillojnë sot (e mërkurë). Ushtria izraelite po merr veprim dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ne do të shpërbëjmë strukturën e organizuar të Hamasit dhe do të vazhdojmë të çmilitarizojmë Rripin e Gazës”.

Lidhur me sulmin e mundshëm tokësor në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, Smotrich, anëtar i kabinetit të luftës, deklaroi se “tashmë është e drejtë të hysh në Rafah dhe është e nevojshme të rritet presioni ushtarak”.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Channel 12”, thuhet se u zhvillua një diskutim i nxehtë në mbledhjen e kabinetit të mbajtur të martën pas tërheqjes së ushtrisë nga Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe shtyrjes së operacionit në qytetin Rafah.

Çështja e shtyrjes së operacionit ushtarak që pritet të kryhet në Rafah çoi në “mosmarrëveshje dhe diskutime të nxehta” midis kryeministrit Benjamin Netanyahu, disa ministrave dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi.

Ushtria izraelite në një deklaratë më 7 prill njoftoi se ishte tërhequr nga Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Related posts

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari rihapin reciprokisht ambasadat

admin

Rumunët shqetësohen për inflacionin, krizën e energjisë

admin

Shpërthimet në Liban që shkaktuan 9 viktima dhe mijëra të plagosur, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

admin