Ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti i Jeninit dhe një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke lënë pas shkatërrime të shumta, duke përfshirë shkatërrimin e rreth 25 kilometra rrugë, pas 10 ditësh sulme.
Në një deklaratë të Mbrojtjes Civile nga Rripi i Gazës thuhet: “Sipas vlerësimeve të para, forcat izraelite shkatërruan më shumë se 25 kilometra rrugë dhe vendbanime gjatë operacioneve në Jenin”.
Gjithashtu u tha se nga shkatërrimi u dëmtua infrastruktura, ku përfshihen sistemet e ujit, elektrikës dhe kanalizimeve, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me institucione të tjera, filluan punën e rindërtimit.
“Aktualisht është e vështirë të vlerësohet shkalla e plotë e dëmit në qytet dhe kamp, për çfarë që do të duhet kohë shtesë për vlerësim.” u shtua në deklaratë.
Ushtria izraelite u tërhoq pas 10 ditë sulme në Jenin dhe Tulkerem në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, duke lënë pas shkatërrime të mëdha.
Më 28 gusht, Izraeli filloi sulmet më intensive që nga intifada e dytë në 2002 në kampet e refugjatëve në Jenin, Tulkerem dhe Tubas, të quajtura “Kampet Verore”.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që nga 28 gushti, 21 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, u vranë në Jenin, 8 në Tubas, 7 në Tulkerem, ndërsa 3 persona u vranë në Hebron, duke çuar në gjithsej 39 të vdekur dhe 145 të plagosur. Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor, që nga 7 tetori 2023, ushtarët dhe kolonët izraelitë kanë vrarë 691 palestinezë.