RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite shkatërron 2 shtëpi të pa’lestinezëve në Bregun Perëndimor

ush’tria-iz’raelite-shkaterron-2-shtepi-te-pa’lestinezeve-ne-bregun-perendimor

Ushtria izraelite shkatërroi dy shtëpi të palestinezëve, ku jetonin 13 persona, në fshatin Harbasa al-Misbah pranë qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, kryetari i këshillit të fshatit Harbasa al-Misbah, Fadl Harfoush tha se forcat izraelite erdhën në fshat me buldozerë dhe shkatërruan shtëpinë e Muhamed Abd Muhammad al-Araj dhe pusin e ujit.

Harfush deklaroi se shtëpia e shkatërruar e palestinezit Araj ishte 170 metra katrorë dhe njëkatëshe dhe se ai jetonte aty me familjen 7 anëtarëshe. Ai thotë se forcat izraelite shkatërruan gjithashtu shtëpinë me përafërsisht të njëjtën madhësi që i përkiste vëllait të Arajt, Ibrahim al-Araj, dhe shtoi se 6 persona jetonin aty përpara se të shkatërrohej.

Sipas të dhënave të Këshillit për Murin Ndarës dhe Luftën kundër Vendbanimeve Hebraike të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), autoritetet izraelite në korrik konfiskuan 62 ndërtesa banimi, 14 shtëpi bosh dhe 12 toka bujqësore të palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shumica e shkatërrimeve në fjalë u kryen në qytetet e Bregut Perëndimor të Khalilit, Kudsit, Tulkarimit, Betlehemit dhe Nablusit. Thuhet se autoritetet izraelite kanë shtuar praktikat e tyre diskriminuese dhe shkatërrimin ndaj pronave të palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar që nga fillimi i vitit.

Organizatat izraelite, palestineze dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se autoritetet izraelite kanë vendosur kufizime për ndërtimet në Kudsin Lindor për të kufizuar popullsinë palestineze. Këto organizata theksojnë se ka pasur rritje të konsiderueshme të lejeve të dhëna nga autoritetet izraelite për izraelitët që uzurpuan tokat palestineze në Kudsin Lindor për të ndërtuar vendbanime të paligjshme.

Izraeli po shkatërron shumë shtëpi dhe vende pune të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me arsyetimin se ato janë “të palicensuara”.

Related posts

Rama: Aeroporti i Tiranës me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë

admin

Konjufca: Ka nevojë për trysni më të madhe ndaj Serbisë për të zhdukurit me dhunë

admin

Kurti takoi ambasadorët QUINT-it dhe BE-së, diskutojnë për kërkesën e Serbisë për organizmin e zgjedhjeve në Kosovë

rezart morina