Ushtria izraelite shkatërroi 3 shtëpi të palestinezëve në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Delegacioni i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) për të luftuar Murin Ndarës, thuhet se ushtria izraelite shkatërroi 3 shtëpi që u përkisnin palestinezëve në vendbanimin Al-Minya në qytetin e Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor.
Në deklaratë thuhet se ishin gjithsej 6 banesa në 3 shtëpi të shkatërruara me pajisje ndërtimi.
Izraeli shkatërron disa shtëpi dhe struktura palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilat i pushtoi në vitin 1967, me pretendimin se ato janë “të palicensuara”.
Në raportin e publikuar nga organizata joqeveritare palestineze “Soil Studies Center” në tetor 2021, Izraeli ka shkatërruar 11.900 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga fillimi i pushtimit në vitin 1967 dhe ka zhvendosur 73 mijë persona.