RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret 33 palestinezë të tjerë në Gaza, numri total shkon në të paktën 34.568

ushtria-izraelite-vret-33-palestineze-te-tjere-ne-gaza,-numri-total-shkon-ne-te-pakten-34.568

Të paktën 33 palestinezë janë vrarë dhe 57 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës së rrethuar gjatë 24 orëve të fundit, derisa Izraeli vazhdon sulmet e tij në enklavën palestineze, transmeton Anadolu.

“Forcat okupuese izraelite kryen katër masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 33 martirë dhe 57 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori i vitit të kaluar të paktën 34.568 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Japonia siguron 3.7 milionë dollarë ndihmë për refugjatët e Arakanit në Bangladesh

admin

Mbi 9 milionë haxhinj kryejnë umren që nga fillimi i Ramazanit

admin

19 gushti, Dita Botërore e Fotografisë

admin