Një vajzë e vogël palestineze në Rripin e Gazës ku Izraeli vazhdon sulmet e tij prej 7 tetorit, shprehu trishtimin e saj për hyrjen në Vitin e Ri me “vdekje dhe plagosje”, transmeton Anadolu.
Në videon e postuar në median sociale, vajza e vogël palestineze iu drejtua botës nga Gaza duke e filluar fjalën e saj me shprehjen: “Gëzuar Vitin e Ri. E gjithë bota po feston Vitin e Ri”.
“Ne Vitin e Ri po e festojmë me vdekje, plagosje dhe bombardime”, tha vajza palestineze duke vënë theksin se situata në rajonin Khan Younis të Gazës është e keqe.
Vajza palestineze tha se pak më parë u bombardua një shtëpi pranë tyre si dhe uroi që lufta të përfundojë sa më parë në Vitin e Ri.