Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 450 janë plagosur nga një valë e dytë shpërthimesh të pajisjeve të komunikimit në Liban, deklaroi ministria e Shëndetësisë e vendit. Pager-at e përdorura nga grupi i Hezbollah shpërthyen në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor, zona që shihen si bastionet