RTV AHIRETI
Lajme

Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde

vala-e-te-nxehtit-ekstrem-ne-ballkan-thyen-rekorde

Kosova nuk është i vetmi vend i prekur nga një valë jashtëzakonisht e gjatë e të nxehtit.

I gjithë Ballkani dhe pjesë të Evropës Lindore janë nën një valë të nxehtit që nga fillimi i korrikut dhe parashikohet që vapa të zgjasë edhe dy javë, shkruan shërbimi meteorologjik i Severe Weather Europe.

“Kjo është një valë historike e të nxehtit me temperatura ditore që e kalojnë pragun prej 40 gradë Celsius. Më intensive është në Gadishullin Ballkanik dhe Evropën Lindore. Detet në rajonin e Mesdheut po nxehen gjithashtu, duke arritur në 30 gradë Celsius në vende. Sipas parashikimeve të modelit global të motit, temperaturat do të mbeten shumë mbi mesataren në të gjithë Evropën Jugore dhe Lindore gjatë korrikut. Për Gadishullin Ballkanik parashikohen vlera rekord për këtë javë”, njofton SWE.

Temperaturat arritën mbi 30 gradë Celsius në shumë zona dhe mbi 40 gradë Celsius u regjistruan në Rumani, Serbi, Shqipëri, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut dhe Greqia në ditët e fundit.

Korriku njihet si muaji më i nxehtë i verës, por temperaturat në këto ditë dhe në 7-10 ditët e ardhshme do të jenë dukshëm më të larta se mesatarja. Mesatarja ditore në shumë rajone do të jetë rreth 10 gradë më e lartë se mesatarja, njofton SWE. Ata shtojnë se përgjegjëse për këtë situatë është kupola termale.

 

The post Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nesër nuk mbahet mësimi, Jasharaj: Fëmijët s’kanë çka të shkojnë në shkollë, mësimdhënësit në grevë

admin

Hovenier rithekson shqetësimin e ShBA-së rreth mobilizimit ushtarak serb

admin

Hemorragji në tru dhe plagë në shumta në trup, ndërron jetë e reja pasi u dhunua nga burri

admin