RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Varhelyi përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

varhelyi-pershendet-marreveshjen-kosove-serbi

Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi përshëndeti sot marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për dokumentet personale dhe shprehu shpresën se ajo shënon një epokë të re të përparimit real në dialog.

Diplomati njoftoi në Twitter se dialogu duhet të bazohet në marrëveshje të ndërsjella dhe zbatimin e tyre.

“Unë e mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj se kjo shënon një epokë të re të progresit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshjet dhe zbatimin e ndërsjellë”, tha Komisioneri Varhelyi.

Këtë të shtunë, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. /euronews

Related posts

Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit Perëndimor” në Kosovë

rezart morina

Kryebashkiaku i New York-ut paditet për korrupsion! Reagon Eric Adams: Jam i pafajshëm, do t’i luftoj këto padrejtësi

admin

Atentati ndaj ish-presidentit, a do të ndryshojë trajektorja e garës presidenciale?

admin