RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vasfije Krasniqi tërhiqet nga pozita e deputetes

vasfije-krasniqi-terhiqet-nga-pozita-e-deputetes

Deputetja e LVV-së Vasfije Krasniqi është tërhequr nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi njoftimin e ka bërë përmes një shënimi në Facebook, duke treguar se këtë vendim e ka marrë për arsye shëndetësore.

“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete. Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit”.

Ajo megjithatë ka thënë se nuk do të tërhiqet nga jeta publike.

“Sidoqoftë ashtu si edhe deri më sot, unë do të vazhdoj angazhimin publik për Kosovën në SHBA, sidomos në Kongresin Amerikan. Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejt do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”.

Krasniqi ka falënderuar Kurtin dhe LVV-në për besimin ndaj saj dhe kauzave që ajo ka shtyrë përpara.

“Gjithsesi më lejoni të falënderoj Lëvizjen Vetëvendosje për besimin, hapësirën, mbështetjen dhe qasjen ndaj meje, falënderim i veçantë për Kryeministrin e Republikës së Kosovës z: Albin Kurti i cili vërtet ka treguar se është i gatshëm dhe i vendosur që çështjen e krimeve të luftës ta trajtoi seriozisht, nuk duhet harruar as, të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilët vërtet treguan se përtej dallimeve politike dhe politikave ditore mund të mbizotërojë njerëzorja tek secili prej nesh”.

Ajo nuk ka harruar të falënderoj edhe qytetarët i kanë dhënë besimin për t’u bërë deputete.

“E në fund falënderimi më i madh u shkon qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët duke më dhënë besimin, më dhanë edhe mundësinë dhe nderin t’i përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Krasniqi.

Related posts

Turqia, vendi i tretë që dërgoi më së shumti ndihma në Rripin e Gazës

admin

Lojërat Paraolimpike në Paris, aktivistët kërkojnë përmirësime më të mëdha

admin

13-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Kçiq merr trajtim falas në Turqi

admin